Erion Ramushi konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar në Kosovë.
Mesfushori ofensivë ka dalë nga akademia e Dritës dhe tanimë ka debutuar në ekipin e parë.
17-vjeçari ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjilanas dhe këtë e ka bërë të ditur Drita nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Erion Ramushi nënshkruan kontratë profesionale me klubin
Sot në ambientet e klubit kemi nënshkruar kontratë profesionale me Erion Ramushin i cili vjen nga shkolla jonë.
Kontrata është nënshkruar në prani të drejtorit sportiv z. Valon Zymberi dhe lojtarit Erionit dhe prindit të tij.
Klubi jonë i dëshiron suksese Erionit në rrugëtimin tonë të përbashkët.